Kejsi Tola ka prezantuar “LUMINOUS”, një projekt për të cilin ajo është dedikuar për më shumë se dy vite. Mbrëmjen e të mërkurës ajo organizoi një event mjaft të veçantë me shumë të ftuar nga bota e televizionit, artit dhe muzikës për të prezantuar këtë kryevepër.

Të pesë këngët e albumit të saj janë tashmë ndërkombëtare nisur edhe nga vetë prodhimi i tyre. Ato janë prodhuar në Francë, Itali dhe Spanjë. Mes shumë të ftuarish, ka qenë dhe këngëtari Kristi Karkanaqe, i cili ndër të tjera shprehu hapur dhe dëshirën e tij për të marrë pjesë në “Big Brother VIP”…

Si e shikon Kejsin në këtë debutim të saj të ri?

E ndjeva energjinë që ishte shumë pozitive që në momentin kur më dërguan ftesën. I uroj çdo të mirë… Dhe mbetet për t’u parë.

A do të ishe bërë pjesë e “Big Brother VIP”?

Po! Jo tani në këtë fazë, as para 2-3 javësh apo një muaji. Në fillim do të ishte bukur.

Çfarë mendon se do të kishe sjellë ti?

Ngjyra… (Aty) nuk ka shumë. Ndonjë të bardhë, të zi, ndonjë gri tek tuk… Ndryshojnë ata, i ndryshojnë ngjyrat herë pas here sipas atij të madhit që është aty brenda. I bëjnë lojën Luizit…