Pak ditë më parë, këngëtarja Olta Boka ka surprizuar ndjekësit e saj me një postim në Instagram ku lajmëroi se është bërë nënë për herë të dytë. Lajmi se ajo është bërë nënë e një djali ka kapur “në befasi” fansat dhe ndjekësit e saj pasi ajo zgjodhi ta mbaj të fshehtë shtatzëninë për 9 muaj.

Me lajmin e bukur të ardhjes në jetë të djalit, këngëtarja ndau me fansat çastet e para pasi vogëlushi përshëndeti botën, por nuk ishte kjo e vetmja surprizë për fansat e saj. Pak orë më vonë, Olta zbuloi edhe këngën e re, të cilën gjithashtu e la enkas për ta publikuar në ditën e lindjes së Brelit.

Në postimin e saj në Instgaram, Olta zbulon disa momente nga kënga “Më shumë se ti”, bashkë me mesazhin:

“Në muajin e 9-të të shtatzanisë realizova këtë këngë pa një simbolikë të veçantë, por si një dhuratë për të gjithë dashamirësit e muzikës sime, të cilët janë të duruar me mua dhe nuk kursejnë asnjëherë dashurinë kundrejt meje. Ishte ndjesi e veçantë të xhiroje shtatzënë e ndaj vendosa ta publikoja në ditën e lindjes së Brelit”– shkruan Olta në profilin e saj duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që e kanë ndihmuar për këngën e re.