Olimpia vjen sërish në klasifikimin e “The Top List”. “Çdo ditë çdo natë” është kënga e saj e veçantë që i është bashkuar listës këtë javë.

Një këngë sa e ëmbël, aq dhe sensuale, sa enigmatike, aq dhe romantike. Artistja njihet për zërin e ëmbël dhe interpretimet të cilat nuk zhgënjejnë.

Këtë na e ka vërtetuar edhe njëherë tek “Çdo ditë çdo natë”. Një këngë që lëviz mes romantizmit dhe melodisë së lehtë, duke i dhënë jetë një historie dashurie të përditshme, të fortë dhe të pandalshme.

Me vokalin e saj të ngrohtë dhe interpretimin e ndjeshëm, Olimpia sjell një ndjesi intime që lidhet me këmbënguljen dhe bukurinë e ndjenjave. Kënga që do të donit ta dëgjonit çdo ditë e çdo natë.