Noizy do të vijë së shpejti me një bashkëpunim me këngëtarin e njohur grek Kostantinos Argiros. Këtë lajm e kanë bërë të ditur të dy ata përmes postimeve në Instagram, duke treguar kështu se kënga do të titullohet ‘Nero’ që do të thotë ujë dhe do të publikohet në datën 5 Shtator.

Konstantinos Argiros është një këngëtar shumë i dashur për publikun shqiptar. Kujtojmë se ai ka qenë në Tiranë tek Pallati i Kongreseve, por jo vetëm, gjithashtu ai ka qenë edhe në jug të vendit duke mbajtur koncert. Vlen të theksohet se këngëtari ka një repertor shumë të gjerë por kënga e tij më e njohur dhe më e dëgjuar është “Athina mou”.

Nga ana tjetër reperi Noizy është një ndër këngëtarët më të dëgjuar dhe shumë i dashur për publikun shqiptar. Ai ka shumë hite të paharrueshme por një ndër ta është edhe kënga “Icon” që është një debutim i këtij viti, pjesë e albumit me të njëjtin emër. Epo, duket se vera ende nuk ka mbaruar nga ana e bashkëpunimeve muzikore.
