NRG Band është një grup muzikor mjaft i pranishëm në tregun muzikor shqiptar, duke i mbijetuar gjithë këtyre viteve, duke qëndruar gjithmonë të bashkuar. Muzika e tyre varjon nga ajo ritmike tek romantikja por një gjë është e sigurt, publiku përqafon çdo prurje të re muzikore të këtij grupi.
Vetëm pak ditë më parë, djemtë e grupit kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor, me titull “Me Mungon”. Pavarësisht situatës në të cilën vendi ka kaluar, NRG Band ka vendosur ta shoqërojë këtë këngë me një videoklip, edhe pse sigurisht që kanë hasur vështirësi.
Ky projekt muzikor, e ka rikthyer grupin mjaft bujshëm në klasifikimin e “Top Awards”, duke na sjellë në mendje, projektet “Ajo m’kalli” dhe “Mos u nal”, të cilat janë pozicionuar mjaft mirë në listë. Falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut, “Me mungon” është pozicionuar menjëherë në vendin e 4-t.
Të kontaktuar nga “Top Awards”, NRG Band ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë projet muzikor.
TA: “Me mungon” mban titullin kënga juaj më e re, kur është përgatitur ky projekt? Kush është kujdesur për muzikën, tekstin dhe klipin?
NRG Band: Ky projekt është bërë në muajin Shkurt si ide por e kemi përshtatur idenë sipas gjendjes momentale, meqë kemi qënë në pandemi. Muzika dhe teksti është punuar nga Nurteel ndërsa videoklipi nga Valon Aziri.
TA: Ndërkohë që pjesa më e madhe e artistëve po i publikojnë këngët pa videoklipe, për shkak të situatës, juve keni ardhur ndryshe. Na zbuloni kur është xhiruar ky projekt? Nësë është xhiruar gjatë distancimit social, sa e vështirë ka qënë për ju?
NRG Band: Për këtë këngë kemi patur një ide tjetër më të zgjeruar por për shkaqe të distancimit social jemi detyruar ta bëjmë të gjithë skenat brenda një ambienti të mbyllur. Ka qënë pak e vështirë sepse menduam që po dalim nga konteksti, por mendoj që jemi përshtatur mjaftueshëm. Ka rezultuar paksa ndryshe nga klipe te tjera por është pëlqyer shumë nga publiku.
TA: Keni ardhur mjaft romantik me “Me Mungon” dhe publiku e ka mirëpritur këtë projekt muzikor, si mendoni publiku ju preferon më shumë ritmik apo romantik?
NRG Band: Mendoj se publiku është si një sirtar i zbrazët që pret gjëra të mirë. Çdo projekt i mirë që publikohet, je i mirëpritur, besoj që edhe me këtë këngë e kanë pëlqyer dhe mirëpritur.
TA: Kishit plane të cilat për shkak të virusit u deshën të anulohen?
NRG Band: Edhe ne, si gjithë të tjerët, kishim plane por po shpresojmë që do rregullohet çdo gjë sa i përket pandemisë. Së pari dëshiroj shëndet për të gjithë dhe gjithçka do rregullohet.
TA: A kanë filluar prenotimet për sezonin veror?
NRG Band: Prenontimet kishin filluar edhe më herët por u bllokua gjithçka, tani mbetet të shohim për muajt në vazhdim se si do të veprohet nga ministritë përkatëse por ne jemi gati.
TA: Ky projekt muzikor, ju ka rikthyer pas ne kohë sa i përket renditjes ne “The Top List”, duke zënë menjëherë vendin e 4-t, përmendim këtu suksesin e “Ajo m’kalli” dhe “Mos u nal”, si ndiheni për këtë sukses?
TA: Më vjen mirë për këtë sepse jemi munduar si çdo herë dhe kjo është ajo që na duhet neve si artistë, nje “feedback” nga publiku që na jep motiv për të vazhduar më fort. Ju jemi mirënjohës të gjithëve: fansave, bashkëpuntorëve që na ndihmuan dhe juve mediave pë mbështetjen. Shumë faleminderit.