Trina Haliti është një ndër emrat më të rinj të Top Awards, e po ashtu një artiste e re edhe në skenën muzikore.

Një vajzë ende e re në moshë, por me një pasion të madh dhe talent për muzikë. Trina bën debutimin e saj në muzikë me projektin “Me ty”, një hap i mbarë ky duke e futur atë edhe në klasifikimin e “The Top List” dhe duke e bërë pjesë të artistëve të Top Awards.

Trina Haliti prezantoi kështu këngën e saj të parë, fillimi i katër projekteve gjatë vitit 2025. Këngën e kompozoi Dj A-Boom, ndërsa për fjalët e këngës punuan Dj A-Boom dhe Trina Haliti. Shumë na presin ende nga kjo artiste…