“Avengers in Adventure” mban titullin një nga hyrjet më të reja të kësaj jave në “The Top List”, kënduar nga Silvi Fort. Falë mbështetjes së madhe nga ana e publikut, ky projekt muzikor është bërë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”, duke u pozicionuar në vendin e 100-të. Edhe pse është publikuar rreth tre muaj më parë, kjo këngë ka arritur të marrë vëmendjen e publikut shqiptar.

Por kush është Silvi Fort?

Silvi Fort është një këngëtar, reper, dhe producent i muzikës pop, hip hop dhe dance. Silvi, ka krijuar muzik origjinale që prej moshës pesë vjeç. Ai përfaqësohet nga record label-i i pavarur “Money Music Entertainment”. Albumi i tij i fundit më i njohur “Proenti a Success Story” përfshin këngë të suksesshme si “Artist”, “Inspired” dhe hite të reja si “Avengers in Adventure”, “Spain”, dhe “Play” (të gjitha të publikuara në vitin 2018).

Silvi Fort njihet për vlerat e shkëlqyera të prodhimit të këngëve të tij, ashtu si dhe për videoklipet e këngëve të njohura ndërkombëtarisht, fama e të cilave ka tërhequr vëmendjen e fansave të muzikës si dhe të profesionistëve. Sot ai regjistron dhe performon në kryeqytetet kryesore të Evropës. Fort përshkruan brandin e tij unik të muzikës pop, hip-hop si melodik, ritmik, të lehtë dhe të këndshëm.

Muzika është art, jetë, është e mirë për shpirtin”, shkruan Silvi Fort. “Muzika më çon në një dimension tjetër, është çfarë jam.” “Kur njerëzit më pyesin përse bëj muzikë”, thote Silvi Fort, “Unë i pyes, “Përse pini ujë?” Është freskuese, jetësore dhe të mban të shëndetshëm.”

“Proenti a Success Story” nga Silvi Fort është tashmë e disponueshme në mbi 600 platforma muzikore online në mbarë botën. Duke shkruar vazhdimisht këngë me temë inspirimi, dashurie dhe suksesi, numri i fansave të Silvi Fort vazhdon të rritet me dëgjues të rinj çdo javë. Ata janë nga e gjithë bota.