Grupi Rool është themeluar në vitin 2016 nga Gjergj Kaçinari, ku u shkruan edhe këngët “Sweet Cruelty” (e cila ka qenë 5 javë pjesë e Top 10 dhe Top 5 në Top Awards) e shumë këngë të tjera të vlerësuara me çmime në festivale të ngjashme. Ky grup e projekt mbeti hapur për shumë shkaqe, por u ri-nis si iniciativë sërish në vitin 2023 me një koncert të vogël privat për të debutuar zyrtarisht në 2024 me “All-Star”, këngë e cila do të jetë pjesë e albumit debutues “The Day Before Tomorrow” që do të publikohet në Maj të 2024.
Me zërin e talentuar të Gjergj Kaçinarin jemi njohur në sezonin e parë të “The Voice of Albania”. Djali i kompozitorit të njohur Alfred Kaçinari që prej asaj kohe nuk i është ndarë muzikës dhe sigurisht asaj të zhanrit “rock”.
“Sweet Cruelty” ishte pikërisht projekti që e solli atë për herë të parë në “The Top List” dhe që rezultoi një sukses. Kachinari ka qënë pjesë e disa grupeve muzikore, por më shpesh e kemi parë në projekte solo.
Edhe pse më herët është shprehur se rock-u nuk vlerësohet shumë në Shqipëri, duket se publiku shqiptar ka dëgjuar, shijuar dhe votuar këtë projekt të ri të grupit Rool. “All Star” është pak por e sigurtë që nuk do t’ju mërzitet kurrsesi.