Dy artistë të rinj i janë bashkuar këtë javë listës së këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”. Është fjala për OTTO dhe Big Kik me bashkëpunimin e tyre të titulluar “Fundi Fillimi”. Por cilët janë ata?

OTTO, artist i lindur në Gjermani, por i rritur në Kosovë. Fillon të interesohet për muzikë që në fillimet e adoleshencës. Por ishte gjatë këtij viti 2021 kur ai vendosi të zbatojë kulturën e tij muzikore për të prodhuar projektet e tij. Publiku mundi ta zbulonte me projektin e tij të parë, “Fundi Fillimi”, por siç e tregon titulli ky është vetëm hapja e një kapitulli të ri për OTTO-n, i cili nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Me ndikime nga çdo sferë muzikore dhe kulturore, ai synon të befasojë publikun me çdo projekt të ri.

Nga ana tjetër Big Kik e ka filluar karrierën e tij në muzikë në vitin 2018. Projekti i tij i parë solo ishte në vitin 2019 me “Big”. Në po të njëjtin vit, u pasua me një tjetër hit të titulluar “Ça Je Tu Thon?”, në bashkëpunim me Matolale. Teksti i këngës u shkrua nga Big Kik & Matolale.

Më datë 13 Mars 2020, Big Kik publikon videoklipin “Nuk E Di”. Teksti i këngës u shkrua nga Big Kik. Produksioni audio u realizua nga BledBeats. Më datë 19 Gusht 2020, Big Kik publikon videoklipin “Hip Hop” dhe së fundmi ishte bashkëpunimi me OTTO që i hapi dyert për të hyrë në klasifikimin e “The Top List”.