“Young Queen” është një nga këngët më të reja që i është bashkuar klasifikimit të “Top Awards“, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen.

Sugjerimet nga ana e publikut kanë bërë që kjo këngë të bëhet menjëherë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u pozicionuar në vendin e 18-të, arritje shumë e madhe kjo për një hyrje të re.

Po kush fshihet pas hitit “Young Queen”?

Ajo quhet Mimoza, e cila është më origjina nga Kosova por që në moshë të re u zhvendos së bashku me familjen e saj në Suedi. Më vonë, artistja u shpërngul në Gjermani ku jetoi për 11 vjet.

Momentalisht Mimoza jeton në Los Angeles, aty ku po zhvillon edhe karrierën e saj muzikore.

Mimoza përvecse është një këngëtare shumë e talentuar, ajo është gjithashtu edhe një tekstshkruese shumë e mirë, përmendim këtu faktin që ajo ka shkruar tekstin e hitit të Ava Max, “Kings & Queens”.

Për çfarë flet kënga “Young Queen”?

Nëse do dëgjoni këngën me kujdes dhe do të shihni klipin, do të vini re që artistja ka bërë një ndërthyrje mjaft të bukur të tradicionales me modernen.

Në rreshtat e këngës së saj, Mimoza ka treguar me krenari të madhe vendin nga ajo vjen dhe përkushtimin e nënave shqiptare, të cilat rrisin vajzat me mendimin se janë mbretëresha dhe se asgjë nuk vjen para vetes së tyre.

Krenaria më e madhe se malet”, thuhet në një ndër strofat e tekstit.

Në klipin e këngës, Mimoza është shfaqur në super formë fizike, duke i kushtuar një rëndësi mjaft të vecantë edhe stilit të saj në veshje.

Bukurinë më të madhe videos muzikore ia kanë dhënë sigurisht veshjet tradicionale, të cilet artistja ka zgjedhut t’i shfaq me shumë krenari.