Kjo javë solli me vete plot hyrje të reja dhe ndër to edhe tre emra të rinj që debutojnë në “The Top List”. Le të njihemi me ta…

Luna Çausholli ka lindur në vitin 2005 dhe studion në degën “Musical Arts” në Tiranë. Ajo ka filluar të merret me muzikë që në moshën 14-vjeçare. Ka marrë pjesë në dy edicione të “Artfest” ku në njërin prej tyre është vlerësuar me çmimin “Artistja me stilin më të veçantë”. Gjithashtu ka qenë filnaliste e netëve live në “X Factor Albania 5”. Luna ka marrë pjesë në dy festivale kombëtare në RTSH, në një festival kombëtar në Kosovë, si dhe numëron edhe një pjesëmarrje tek “Kënga Magjike”. Në vitin 2024 ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me shtëpinë diskografike “Sony Music” dhe po lançon albumin e saj të parë me pesë këngë të reja ku katër prej tyre janë të krijuara me tekst dhe muzikë nga ajo dhe të orkestruara nga Kledi Bahiti dhe Endrit Shani, ndërsa kënga e vetme në gjuhën shqipe vjen si kompozim i Jeris Kaso dhe tekst nga Dylan Reka. Sa më shumë kompozon dhe këndon, aq më shumë kupton se jeta pa muzikën do të ishte bosh. Ka hobi sportet dhe adhuron përqafimet!

John Van Ride ka lindur më 13 janar në Tiranë. Ai jetoi në Greqi për gati 25 vjet, ku vazhdoi studimet e tij për saksofon dhe për shkak të pasionit të tij të madh për muzikën, ai u interesua të performonte si DJ. John Van Ride (DJ, Producent Muzikor, Kompozitor) është kompozitor dhe producent i shumë këngëve hit të artistëve të famshëm shqiptarë. Ai gjithashtu krijoi dy këngë për njërën nga këngëtaret më të famshme dhe më të mëdha në Shqipëri, Aurela Gace – “Veten dua gjallë” dhe “Vagabonde”. Midis tyre është edhe këngëtarja Gerta Mahmutaj, me të cilën ai bashkëpunoi në shumë këngë, përfshirë këngën “Vetes” ku garoi në “Festivali i Këngës Magjike” 2016. Në vitin 2017 ai prodhoi këngën “Si N’fillim” me këngëtaren Albina Kelmendi, me të cilën mori pjesë përsëri në “Festivali i Këngës Magjike” 2017. “Mos u Kthe” ishte një tjetër këngë hit e prodhuar në bashkëpunim me Yll Limanin, Fatjon Miftarin dhe këngëtaren Semi Jaupaj. Producent i këngës “E dua” nga Vedat Ademi dhe Klejti Mahmutaj, në zhanrin Pop-Rock. Kohët e fundit ai bashkëpunoi edhe me labelin Cafe De Anatolia për këngën e tij të fundit “Sen Gelmez Oldun”. John Van Ride gjithashtu ka albumin e tij me këngë që përfshijnë zhanrin e muzikës elektronike, Deep-House, Progressive-House, afro-house etj. Disa nga këngët nga albumi janë: “Sen Gelmez Oldun”; “You & Me”; “En La Cadena Alimentaria”; “Sunset Orange”; “And The Heavens Agree”; “Memories”.

Mirë se vini në botën magjepsëse të Johkoba-s – ku ritmi i saksofonit dhe klarinetës përplaset me meloditë magjepsëse të violinës dhe kitarës, duke krijuar një simfoni magjike të pastër muzikore. I udhëhequr nga talenti gjenial i producentit/DJ John van Ride, ritmet e të cilit vendosën themelet për këtë udhëtim zanor, dhe i shoqëruar nga performancat shpirtërore të saksofonit dhe klarinetës të Koli Bimit, si dhe arti magjepsës i violinës dhe kitarës së Alban Ceca-s, Johkoba është një përvojë muzikore unike që tejkalon zhanret dhe ju transporton në dimensione të reja të tingullit.