# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Luna Çausholli

Luna Çausholli ka lindur në vitin 2005 dhe studion në degën “Musical Arts” në Tiranë. Ajo ka filluar të merret me muzikë që në moshën 14-vjeçare. Ka marrë pjesë në dy edicione të “Artfest” ku në njërin prej tyre është vlerësuar me çmimin “Artistja me stilin më të veçantë”. Gjithashtu ka qenë filnaliste e netëve live në “X Factor Albania 5”. Luna ka marrë pjesë në dy festivale kombëtare në RTSH, në një festival kombëtar në Kosovë, si dhe numëron edhe një pjesëmarrje tek “Kënga Magjike”. Në vitin 2024 ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me shtëpinë diskografike “Sony Music” dhe po lançon albumin e saj të parë me pesë këngë të reja ku katër prej tyre janë të krijuara me tekst dhe muzikë nga ajo dhe të orkestruara nga Kledi Bahiti dhe Endrit Shani, ndërsa kënga e vetme në gjuhën shqipe vjen si kompozim i Jeris Kaso dhe tekst nga Dylan Reka. Sa më shumë kompozon dhe këndon, aq më shumë kupton se jeta pa muzikën do të ishte bosh. Ka hobi sportet dhe adhuron përqafimet!

NEWS

Pas “Zemër Labirint”, Luna Çausholli dhe Martin Pano: Po punojmë për një EP së bashku…

Të ftuar në emisionin “Lancio” në Top Albania Radio kanë qenë Luna Çausholli dhe Martin Pano. Të dy artistët kanë zbuluar më shumë detaje në lidhje me projektin e tyre më të ri “Zemër Labirint” që është bërë pjesë edhe e “The Top List”. Jo vetëm kaq por ata kanë zbuluar ekskluzivisht për Top Albania Radio...

Luna Çausholli dhe Martin Pano vijnë me duetin më të ëmbël të momentit, “Zemër Labirint”!

Skena muzikore shqiptare mirëpret një bashkëpunim të ri që premton të rrëmbejë zemrat e publikut. Luna Çausholli dhe Martin Pano kanë bashkuar forcat për të sjellë këngën e tyre më të re, “Zemër Labirint”, një projekt që vjen i mbushur me emocion, ndjenjë dhe harmoni artistike. “Zemër Labirint” është një...

Luna Çausholli: "Muzika është një ndjenjë, dua që të përcjell botën time…"

E ftuar në “Lancio” në Top Albania Radio, ka qenë një nga këngëtaret më të reja dhe të talentuara, Luna Çausholli. Ajo ka folur më shumë për këngën e parë në “The Top List”, “Dielli të më shohë”, si dhe për albumin e saj… Si nisi pasioni yt për muzikën?...

Java e më shumë hyrjeve dhe bashkëpunimeve 'big', ja e preferuara e publikut... 

Trendi i sezonit të verës ka ardhur! Thënë kjo, vëmë re se javë pas jave, kemi një numër të madh projektesh të reja muzikore të publikuara. Kjo javë solli me vete plot 15 hyrje të reja, java më e ngarkuar deri më tani. Ndër to kishim projekte soli të zhanreve...

Njihuni me Luna Çaushollin, John Van Ride dhe Johkoba, artistët që vijnë për herë të parë në “The Top List”!

Kjo javë solli me vete plot hyrje të reja dhe ndër to edhe tre emra të rinj që debutojnë në “The Top List”. Le të njihemi me ta… Luna Çausholli ka lindur në vitin 2005 dhe studion në degën “Musical Arts” në Tiranë. Ajo ka filluar të merret me muzikë...