Krenar është një nga artistët më të rinj të tregut muzikor shqiptar. Ai është një këngëtar nga Prishtina, i cili po hedh hapat e parë drejt rrugës së suksesit në muzikë.

Edhe pse më herët ka marrë mësime vokale, Krenari nuk është marrë profesionalisht me muzikë deri në momentin që në vitin 2022 publikoi projektin e tij të parë. “Hije” u bë pikënisja e karrierës së tij në muzikë. Pas kësaj ai u shpreh i vendosur për të sjellë dhe projekte të tjera, kryesisht po me të njëjtin stil, por i hapur ndaj eksperimentimeve dhe testimit të limiteve të tij.

Rreth 4 muaj pas kësaj, në mars 2023, Krenar publikon projektin e tij të dytë me titull “Mrena natës”. Këtu nisi dhe rrugëtimi i tij mes artistëve të Top Awards…