HitBoyz është hyrja më e re e “The Top List”, ku falë sugjerimeve në topawards.top-channel.tv, kënga me titull “Knej nga Durrsi” është pozicionuar në vendin e 50-të. E publikuar në muajin shkurt të këtij viti, “Knej nga Durrsi”, ka mundur të bëhet pjesë e klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, këtë javë.

HitBoyz është një grup që përbëhet nga 4 anëtarë, me origjinë nga Durrësi. 4 djemtë, të cilët kanë kohë që njihen me njëri-tjetrin, vendosën të bashkonin fuqitë për të nxjerrë në treg, projektin e tyre të parë muzikor. Muzika për katërshen nuk është e rastësishme, pasi të gjithë ata studiojnë në shkollën e muzikës.

HiBoyz përbëhet nga: Fation Agua, 20-vjeç, i cili është Dj/Producent dhe Audio Inxhinier, Andi Xhokola 19-vjeç, producent/kantautor, Rrafael Jubi, i njohur me emrin e artit Rrafa-kitarist dhe Klejdi Hodo 17-vjeç, Hip Hop Artist.

Ndërkohë që Fationi, Andi dhe Rrafaeli kanë shumë vite që njihen me njëri-tjetrin, Klejdi është bërë pjesë e grupit vetëm 6 muaj më parë.

https://www.youtube.com/watch?v=aF2D3390zrg