Gala Dragot ka publikuar këngën e saj më të re, të cilën ajo e ka shkruar që para tre vitesh. “Dry Kitchen” është një përrallë e obsesionit dhe sëmundjes moderne me dëshirën e pandërprerë për të lëvizur pa mendje, edhe pse bëhemi më të izoluar nga njëri-tjetri dhe nga vetja.

Në këtë histori, ajo përpiqet të kujtojë emrin e saj, pasi ndjenja e identitetit është nën hije nga sfera dixhitale. “Dry Kitchen” ka hyrë këtë javë në “The Top List” dhe Gala debuton për herë të parë në Top Awards.

Gala Aliaj është një këngëtare e re, por që duket se po ecën me hapa të mëdhenj drejt rrugës së suksesit. Gala, vajza e talentuar e artistit shqiptar Robert Aliaj ka fituar vendin e parë në “The Voice Kids 2020” në Belgjikë.

Ajo erdhi në finale me këngët e famshme “Goodbye Yellow Brick Road” nga Elton John dhe “Make You Feel My Love” nga Adele”, duke mahnitur me zërin e saj të vecantë. Kënga e saj e parë titullohej “Contagious”.

Më herët, ajo ka punuar si modele dhe u shfaq në disa reklama televizive. Ajo pati një rol të vogël në filmin francez “Potiche” të vitit 2010, me regji të Francois Ozon.

Gala ka talent të rrallë, zë të bukur, është inteligjente dhe transmeton shume emocion të këngës tek audienca e gjerë. Gala është edukuar me dashurinë për muzikën që në fëmijëri.