“Per cdo nate” është hyrja më e re e klasifikimit të “The Top List”, një këngë e kënduar nga ESTTO, po kush është ky artist?
ESTTO, emri i vërtetë i të cilit është Ernest, ka nisur të futet në fushën e artit si Dj rreth 6 vite më parë. Ernesti, i cili ka studiuar për piano dhe këndim, përveçse DJ tashmë i është futur tregut të muzikës, duke publikuar projektin e tij të parë muzikor të titulluar “Per cdo nate”.
I kontaktuar nga “Top Awards”, Ernesti ka shpjeguar se ishte një kover i këngës së Drake “Hold on, we’re going home”, ai që i hapi dyert drejt muzikës. Ai ka zbuluar se falë këtij koveri, ai nisi të kishte pranë vetes shumë artistë që e mbështesnin duke përmendur grupin e njohur NRG Band.
TA: Si lindi ideja për këngën e tuaj të parë?
ESTTO: Ideja për këngën erdhi rastësisht kur isha në një studio të “Unix Production” dhe e dëgjova këtë këngë, e cila në atë fazë ishte vetëm “demo”. Pasi u përpunua dhe u shoqërua me një tekst, u finalizua duke u shoqëruar edhe me një videoklip.
TA: Mendoni se tregu muzikor është paksa i vështirë ditët e sotme për artistët e rinj?
ESTTO: Në tregun muzikor është shumë e vështirë të depërtosh me këtë lloj rryme që është “R&B” por që kjo lloj rryme muzikore vlerësohet më shumë.
TA: Si ndiheni që jeni pjesë e “The Top List”?
ESTTO: Për mua është shumë kënaqësi të jem pjesë e “The Top List”. Eshtë një ndjenjë shumë e mirë të jesh në mesin e plotë artistëve të suksesshëm që janë në “The Top List” dhe jam shumë mirënjohës ndaj jush.
Por pavarësisht vështirësive, ESTTO ia ka dalë të jetë pjesë e një prej klasifikimeve më të rëndësishmë të muzikës moderne shqiptare. Projekti i tij i parë muzikor me tekst dhe muzikë të Irkenc Hykës, është publikuar rreth një javë më parë dhe është futur menjëherë në “The Top List” duke u pozicionuar në vendin e 40-të.