Kjo javë e re në “The Top List”, na ka sjellë tre artistë të rinj e shumë të talentuar. Ja kush janë ata që i janë bashkuar Top Awards me projektet e tyre të fundit…
Deyzoh, lindur më 2.8.1999, është këngëtar, tekstshkrues, producent dhe autori i shumë këngëve të këngëtarëve të njohur. Deyzoh ka nisur karrierën e tij që prej moshës 13-vjeçare. Ai ka një numër të konsiderueshëm projektesh muzikore, gjithashtu edhe bashkëpunime me artistë të njohur shqiptarë. Projekti i tij muzikor me titull “Katile” u prit shumë mirë nga publiku dhe rezultoi kënga më e suksesshme deri më tani. Megjithatë, Deyzoh tërhoqi vëmendjen e publikut shpesh herë me tekstet e këngëve të tij pasuese dhe jo vetëm; stili i këngëtarit, gjithashtu, edhe klipet e menduar deri në detaje.
Frank Ibrahimi ka lindur më 26 nëntor të vitit 2000 në qytetin e Vlorës. Muzika ka filluar brenda tij që prej moshës 3-vjeçare, ku ka kënduar për herë të parë dhe gjyshja ishte dëshmitare e melodive të tij. Frank ka marrë leksione private solfezhi, kitarë e këndimi për herë të parë në moshën 12-vjeçare. Leksionet vazhduan deri në moshën 18 vjeç. Që prej vitit 2020, ai performon live në lokale dhe ambiente të ndryshme private me band. Në nëntor të vitit 2023, merrpjesë në një talent show, ku u bashkua me konkurrentët e netëve live. Formati vazhdoi për të deri në mars 2024. Në qershor 2024, përfundon realizimin e këngës së tij të parë me titull “Akoma”. Me këngën “Akoma”, Frank prezanton një pjesë të anës së tij shpirtërore dhe artistike. Qëllimi i tij si një artist i ri është të shfaqë dashurinë dhe pasionin e madh për muzikën dhe performimin, krahas origjinalitetit dhe përkushtimit.
Reperi shqiptar TZA është një nga artistët më të njohur të muzikës hip-hop dhe rap në Shqipëri. Ai është pjesë e grupit The Bloody Albos (T.B.A.) dhe ka pasur një karrierë të suksesshme me shumë këngë të njohura dhe bashkëpunime me artistë të tjerë shqiptarë. TZA është i njohur për stilin e tij unik dhe temat që trajton në tekstet e këngëve të tij. Projekti i tij dhe Llunit, “Shqipez on the run” e sjell atë për herë të parë në klasifikimin e “The Top List”, Top Awards.