I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë këngëtari Riki i cili prezantoi disa nga këngët e tij më të reja që gjithashtu do të jenë pjesë e një albumi më të ri. Riki na tregon se si lindi dëshira për të krijuar një album…

Janë gjithësej 10 këngë dhe të gjitha i kam shumë përzemër. Janë të gjitha solo, kur po e shikoja albumin e mbaruar e kuptova që nuk kishte nevojë për shtesë ose diçka tjetër. Jam shumë i kënaqur me punën e gjithë ekipit producentit Fatjonit të gjithëve. 

Pse vendosi të vijë me një album dhe jo një EP?

E kam thënë shpesh, por albumi është CV e një artisti mendoj se pa të është një minus. Në album mundesh të shprehesh më shumë dhe të bësh më shumë këngë të cilat audienca mund t’i targetojë pak më të ngushta. Kur ti lançon një këngë solo nuk e ke luksin që ta bësh vetëm për një këngë të caktuar, kënga duhet të jetë sa më gjithë përfshirëse për të gjithë audiencën. Këngët janë akumulim i emocioneve të mia ndër vite. Doja të bëja një album dhe pas këtij le të vijë një album tjetër, por ky album është nisur vetëm prej zemrës.