Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”. Teksa edhe pak ditë na ndajnë nga gjysmëfinalja, finalja e madhe dhe zbulimi i emrit të personazhit që do të shkojë në shtëpi me çmimin e madh prej mijëra eurosh, aventura ende nuk ka përfunduar…

Sa i përket natës së madhe të finales së 19 Prillit, ajo nuk do të zhvillohet në një studio si zakonisht, por në dy studio paralele. Si kurrë më parë, spektakli do të vijë me këtë risi dhe shumë surpriza priten të ndodhin.

Jo vetëm një mbrëmje e dedikuar etheve të këtij ‘reality show’, por dhe performanca nga yjet e “Big Brother VIP” dhe plot të ftuar special në një studio paralele me atë të BBV. Për të mos humbur këtë natë plot emocione, blini biletat dhe ju për ta ndjekur nga afër finalen e 19 Prillit!