Bëhuni të gjithë gati për stadium! Kënga e re “Alarm” nga Olsi Bylyku, Alban Chela dhe Sara Bajraktari, duket se do t’ju shoqërojë në çdo ndeshje futbolli të skuadrës suaj të zemrës.
“Alarm” kombinon refrenet ritmike me motive që ngjallin atmosferën sportive. Ekuivalente me një “alarm” në minutat vendimtare, kënga ngre tensionin e tifozëve dhe gjallërinë e tifozllëkut, duke bërë që çdo tingull të ndihet sikur je në stadium.
Olsi sjell zërin e tij të fuqishëm, Alban Chela vë në pah stilin unik të muzikës së tij, ndërsa Sara Bajraktari plotëson këngën me një vokal më të ëmbël dhe melodik. Kjo përzierje sjell një energji dinamike dhe ekuilibër artistik që godet në shenjë.
Që me dëgjimin e parë, “Alarm” duket sikur ndez emocionet e tifozëve dhe duke shërbyer si sfond ideal për çdo moment futbolli. Epo, le të bie alarmi!