E ftuar në emsionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë artistja e njohur Gigliola Haveriku. Ajo ka treguar më shumë rreth projektit të saj më të ri dhe planeve që ka për të sjellë hite dhe bashkëpunime së shpejti. Në radio Gigliola zbuloi diçka më shumë edhe rreth jetës së saj private dhe gjithashtu nuk kishte si të mos mungonte edhe diskutimin rreth fenomenit “Big Brother VIP”.
Këto “Dy Fjalë” kujt i dedikohen?
Ishte njëri që më pëlqeu mua gjatë verës, u lidha u dashurova, nga këto gjërat e verës që të bie kokës kur ti thua që ‘Ky është nuk ka më’ por ndërkohë mbaron me verën. Thjesht ishte ideja që unë ateherë e shkrova tekstin nuk është se iu dedikova këngës, pata një frymëzim momental sidomos ajo “Hajde bëhu burrë edhe më thuaj dy fjalë”. Aty e kisha atë ekstazën…
A ka gjasa që këtë këngën ai ta dëgjojë?
Ka shumë gjasa që ta dëgjojë. Unë ia kam thënë njëherë që për ty e kam bërë dhe do ta them gjithandej.
Gigliola u pyet se ku ndryshon ky djalë nga Amosi dhe artistja u shpreh se ai ndryshon nga profesioni, shenja e horoskopit, mosha, humori por i bardhë.
Kënga e saj ka pasur mjaft sukses deri tani, por a ka menduar Gigliola të blejë klikime?
Ku është qëllimi që të blihen? Unë nuk dua të tregoj që më ka ecur mirë kënga, unë dua që të më ecë mirë kënga.
Gigliola është një artiste shumë e mirë e ‘live’-it dhe në radio ka treguar se:
Kam shtatë vite që jam në tregun e ‘live’-it të Tiranës dhe nuk është që ngel ndonjë javë pa punuar. Pas pandemisë ka filluar ajo vazhdimësia, nuk ka më probleme. Të mërkurë, të enjte unë jam më shumë ‘live-session’.
Ndër të tjera këngëtarja ka shtuar se:
Në fakt tek “The Voice” filloi rrugëtimi im drejt botës së spektaklit, filloi të përmendej emri im jo vetëm në punë dhe në familje. Fillova dhe karrierën muzikore në “The Voice of Albania”. Nga pasion në profesion dhe kjo është shumë qejf.
Kujtojmë se artistja ka qenë banore e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, por rrugëtimi i saj ishte i shkurtër dhe në lidhje me këtë ajo u shpreh se:
Unë u solla shumë normal, sa t’i njihja dhe sa të kuptoja gjuhën. Unë doja që të kuptoja gjuhën dhe t’i njihja pak njerëzit. Dola nga një traumë 3 ditë e mbyllur në një dhomë kur këta tanët qahen për 24 orë te burgu, hajdeni njëherë rrini si unë dhe Andi Artani.
A do të donte Gigliola të ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania” këtë vit?
Që të futem më pas jo, që në fillim që ditën e parë të fillimit të BBV po.
A do ta kishte problem Gigliola nëse ftesa do të ishte bërë edhe për të edhe për Amosin?
Unë mendoj se nuk do të dija gjë që do futej apo jo. Ditën që kam dalë unë filloi këtu.
Nga ana tjetër Gigliola tregoi se:
Po ky shoku im që kam tani për shembull nuk do ta kishte shumë me qejf, pse të rrezikosh.
A mbeti e zhgënjyer artistja nga pjesëmarrja?
Mendoj që duhet ta kisha menduar pak më mirë vendin ku do merrja pjesë. Mbase këtu do të isha pak më ndryshe, do të kisha më shumë mundësi që të shprehesha për atë që unë jam dhe të kuptohesha më kollaj për atë që unë jam me humorin tim. Jemi një komb por jemi shumë ndryshe, kultura jonë ndryshon nga e Kosovës duke filluar nga gjuha. Do pak kohë që të ambientohesh…
Duke u kthyer tek BBV Albania, a bën Gigliola tifo për Dean?
Jo, nuk më pëlqen është antipatike për mua, edhe Nita fle gjumë përshembull. Mua më pëlqen edhe Kristi, si është zvhilluar personazhi i tij gjatë gjithë “Big Brother”-it. Unë dua që në fund të jenë në finale Luizi përballë me Kristin.
Cilët janë finalistët për Gigliolën dhe pse?
Unë mendoj Luizi, Kristi, Efi duke marrë shkasë edhe që doli e preferuar nga publiku. krsiti e ka merituar sepse ka pasur një ngirtje graduale. I katërti, Nita ose Qetësori por Nita them më shumë. Do të ishte një katërshe e lezetshme.
Gigliola tregoi se në finale shikon Luizin, Kristin dhe Efin. Këngëtarja tregoi se do të kishte shumë dëshirë të merrte pjesë në “Dancing With The Stars”.