Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes. Por tashmë ata i janë angazhuar plotësisht muzikës dhe thënë kjo, këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj duket se do të lançojë një projekt të ri së shpejti.

Pas konfirmimit të ndarjes së tyre edhe Bes Kallaku edhe Xhensila kanë publikuar disa projekte muzikore, ndër to edhe balada dashurie, të cilat u morën nga fansat si dedikime të historisë së tyre. E ditën e djeshme Xhensila ka lajmëruar se po punon për këngën e saj të re, duke publikuar disa video nga studioja muzikore, e më pas ka postuar në Instastory një foto me artistin e njohur Sabri Fejzullahu, duke na bërë të mendojmë se kënga e re mund të jetë një bashkëpunim mes të dyve dhe me shumë mundësi një baladë dashurie.