Nichi, një artist në rritje në tregun muzikor shqiptar, po ngjit gjithnjë e më shumë shkallët drejt suksesit. Edhe pse në fillimet e karrierës së tij, emri i Nichit po dëgjohet kudo e po tërheq shumë vëmendjen e publikut.
Artisti vjen për herë të parë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Kënga me të cilën ai debuton, mban titullin “Manekene”.
Një nga anët e forta të Nichit, është padyshim zëri i tij mjaft i veçantë dhe karakteristik. Edhe tek “Manekene”, kjo bie më së miri në sy.
Në një treg gjithnjë e më të mbushur me zëra të rinj, Nichi po arrin të krijojë një identitet artistik që e dallon. Nichi nuk është thjesht një tjetër emër në listën e artistëve të rinj urbanë shqiptarë. Ai po dallon me stilin e tij të veçantë dhe ndryshe nga e zakonshmja.