Semi Jaupaj të gjithë e njohim për këngët dhe zërin e saj unik. Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe”, një këngë që u prit mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që ende vazhdon të jetë shumë e suksesshme.

Së fundmi ajo ka arritur një sukses me “Mos u kthe”, këngë që shënoi dhe hyrjen e saj në klasifikimin e “The Top List”. Ky projekt e ka pozicionuar atë në vend të dytë për këtë javë.

Teksti i këngës është i thellë dhe i dedikohet një dashurie të humbur dhe një tradhtie. E tashmë të gjithë e dimë se si u aludua se kujt mund t’i referohej kjo histori…

Pas tekstit të “Mos u kthe” qendron Yll Limani, që shpjegon fare mirë dhe suksesin e padiskutueshëm të këtij hiti. “Mos u kthe” qëndron prej plot 26 javësh si pjesë e klasifikimit dhe këtë herë është rritur me 7 pozicione.