E ftuar sot në “1KËNGËXTY” ishte Arinda Gjoni për të folur për këngën e re, planet e saj në muzikë e shumë të tjera. Lidhur me artin që bën, Arinda u shpreh:

Edhe të eksperimentosh nuk është gjë e keqe. E kam parë veten në shumë zhanera.

Sa i përket “Shah Mat”, projektit më të fundit që ka publikuar, Arinda u shpreh:

Jam e lumtur që është përqafuar nga të rinjtë sepse ndjehet që rinia luan me këto ritme. Kjo këngë ka ardhur spontanisht, nuk e kisha programuar. Shkova në Maldive për pushime dhe u frymëzova nga ai vend saqë doja një projekt aty. Kisha disa demo, por një mik i imi ma sugjeroi dhe sapo e dëgjova atë material, u dashurova, më dha atë ndjesinë tropikale. E bëra klipin me demo dhe kur kam ardhur në Shqipëri e regjistrova.

Këngët e mia nuk kanë të bëjnë me jetën time. Edhe sikur të jem e lënduar, nuk i jam vëmendje dhimbjes, nuk bëj këngë për këtë gjë. Dua këngë me energji të mirë, me adrenalinë të mirë. Nuk dua t’i jap peshë mërzisë… Jam e lumtur në jetën time sepse punoj me veten, nuk e lejoj veten që të bie. Edhe sikur të kem diçka buzëqesh, lëviz, ndoshta nuk jam aq e lumtur sa dukem, por mundohem ta heq veten nga çdo mërzi.

E pyetur për artistin me të cilin do dëshironte një projekt muzikor, Arinda u shpreh:

Me Flor Mumajesi. Dua që të rikthehet sepse i mungon muzikës shqiptare.

Por a do donte ajo të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision?

Dëshira ime është e madhe, por dua të gjej materialin e duhur dhe dua të marr pjesë. Shpresoj ta gjej këtë vit…