Mëngjesin e sotëm ka qenë i ftuar në studion e “Wake Up”, këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Redon Berani. Ai ka folur më shumë për eksperiencën e tij në këtë reality show, banorët e tij të preferuar, por dhe shumë të pathëna të tjera…

Si ka ndryshuar jeta jote pas daljes nga “Big Brother”?

Ka ndryshuar pafund. Kam marrë shumë mesazhe të mira, kryesisht pozitive dhe kam marrë angazhime artistike. Jam më i qetë e po e shoh lojën nga jashtë, është më bukur. Aty ishte lojë nervish, presion i madh. Për shkak se isha me nënën aty ishte pak më ndryshe. Të isha vetëm do e kisha menaxhuar ndryshe. Është një barrë e madhe kur ke një zonjë si Gili aty, me 30 vite karrierë, duhet të ruheshe shumë. Unë jam tip i qetë, duroj, por ato dinamika nuk po i duroja dot.

Si u ndie ajo që doli?

Ajo u lirua pak, se ishte stres për të dy. Jemi në shoqërinë e njëri-tjetrit.

A ishte pjesë e vendimit tend për të dale edhe pëlqimi që kishe për Eglin?

Pëlqimi është real, por në fund unë thashë që dua të dal për këto arsye e të rri për ato arsye nuk ia vlente. I kam nxjerrë në peshore dhe më shumë ia vlente që të dilja.

Si e sheh tani nga jashtë Eglin?

Po më duket një lojtare shumë e forte. Po më duket që ka një kimi me Gjestin dhe ai është shumë pozitiv, shumë i gjallë. Ndoshta e kanë të dy kiminë. Të dy janë lojtarë shumë të forte dhe mendoj se do të shkojnë shumë larg. I shoh finalistë të dy.

Luizi gjeti grua, Neda gjeti burrë, kurse unë gjeta një motër… (qesh) Unë diçka që e urrej më së shumti është të futesh mes diçkaje të bukur. Mes atyre po ndodh diçka e bukur. Çfarë ka pasur me mua është diçka që mund të ndodhte, por unë e ndërpreva rrugëtimin, ndoshta ky ishte gabimi im. Nuk dua të ndërhyj tek diçka e bukur.

Kë mbështet nga banorët që ndodhen aty brenda?

E kam thënë publikisht, mbështes Eglin, edhe Gjestin tani. Gjithashtu edhe Gertën e kam pasur shoqe shumë të mirë, por edhe Rozanën. Për mua këta janë lojtarë shumë të fortë.

Po cili nga banorët nuk të pëlqen?

Gili nuk ishte për aty (qesh). Asnjëri nuk më ka penguar, as kam raport të keq. Më dhimbsen disa njerëz që janë shumë të mirë, por po dalin shumë keq në sy të publikut. G-Bani dhe Jozi janë njerëz shumë të mirë, por për disa situata po dalin pak keq.

A do ta konsideroje mundësinë që të rihyje edhe njëherë brenda?

Njerëzit që kam afër vetes, janë shkaku i vendimit që kam marrë për të dalë. Për t’u rikthyer nuk do ishte e drejtë. Nëse më lejohet, ndoshta do isha futur vetëm, me synimet e mia. Por me Gilin, jo. Ne e pamë atë që G-Bani i tha Gjestit, “të fala mamit e motrës”, ishte e rëndë. E përfytyrova sikur isha unë, m’u dhimbs shumë ai djalë. Mendova të isha unë në atë pozitë. Bravo për durimin që ka Gjesti. Jeta besoj që e ka bërë të tillë, ka kaluar shumë në një moshë të re. I duhet asaj shtëpie se është shumë i gjallë.

Si e sheh Xumin?

Xumi djalë fantastik, por më duket se ka zgjedhur një lojë që ndryshe është e ndryshe po paraqitet. Mendoj se duhet të reagojë pak më qetë.

Diçka që ka tërhequr shumë vëmendjen në këngën tënde të re “Dashni me therra”, është se vajza në klip i ngjan shumë Eglit…

Kënga është realizuar para se të hyja në “Big Brother”. Por është rastësia që e bën të bukur. Mendojnë njerëzit që ia kam dedikuar dikujt, por jo nuk është dedikim.

Cila do të ishte për ty vajza ideale?

E sinqertë, komunikuese, besnike, të ketë disa forma të mira dhe kaq.

Si e pe debatin mes Laert Vasilit dhe Gjestit, pasi ai përmendi dhe Isa Boletinin?

Laert Vasili është një figurë shumë e lartë sa i përket artistit, dijes, është shumë lart. Por ti je në një show që duhet të bësh diçka interesante. Jam me Gjestin këtu, se duhet diçka argëtuese dhe jo edukative. Isa Boletini është tek librat.