La Fazani rikthehet në “The Top List”, kësaj radhe shumë më romantik se më parë. Artisti na ka treguar edhe njëherë stilin e tij unik, si në klip, ashtu edhe në tekstin e këngës së tij të re.

“Fluturoj” mban titullin projekti i tij i ri që është votuar nga publiku për të qenë pjesë e klasifikimit të100 këngëve më të mira të javës në Top Awards. Ndryshe nga kënga e tij e fundit, La Fazani ka ardhur këtë herë me tone më të buta dhe romantike.

Nga parodia dhe satira, tani në këngë dashurie, La Fazani na surprizoi me këtë hyrje të re. Megjithatë “Fluturoj” i përshtatet më së miri artistit, ku duket se ka sjellë shumë pjesë nga jeta e tij personale.

Pjesë e klipit është ai së bashku me të dashurën e tij të zemrës, kur kanë qenë në pushimet e tyre të verës në Shqipëri. A ka më romantike se kaq?!

“Fluturoj” do t’ju bëjë padyshim të fluturoni… E në këto ditë vjeshte, kjo ishte fiks ajo që na duhej për të përballuar melankolinë që na ka pushtuar. Ky projekt renditet në vend të 82-të.