Një javë me plot hyrje të reja ishte kjo në “The Top List”. Gjithashtu 5 artistë hyjnë për herë të parë në Top Awards me projektet e tyre. Ja se për cilët bëhet fjalë…
Lil Koli është një reper me orgjinë shqiptare, i cili prej vitesh jeton në Londër. Gjithashtu ai është një nga themeluesit kryesorë të grupit OTR i cili e ka filluar karrierën profesionale në vitin 2010, ku ka marrë pjesë në Top Fest me këngën “Whats up” së bashku me Noizy, e cila fitoi dhe çmimin e internetit. Lil Koli njihet për këngët e tij ritmike. Disa nga hitet e tij solo dhe me grupin OTR janë “Knej Ka Londra”, “3pm”, “30vet”, “Flight mode”, “Big Booty”, “Cash money”, “Boss man”, “Wavy”, “M25”. Si edhe shumë këngë të tjera me radhë ku një nga ato ishte edhe kënga “Me grupin” e cila ishte pjesë e Top Awards, madje në vendin e parë për shum javë. Së fundmi ai ka ardhur me një këngë komerciale e cila titullohet “Mah Bebé”, në bashkëpunim me producentin e njohur Rvchet dhe reperin Solo.
Capital Bra, emri i vërtetë i të cilit është Vladislav Balovatsk, është një reper i njohur gjerman. I lindur në një qytet të vogël në Siberi, Rusi dhe i rritur në Dnipro, Ukrainë, ai dhe nëna e tij u transferuan në Berlin, Gjermani në fillim të viteve 2000. Ai filloi të bënte rep në moshën 11-vjeçare dhe mori pjesë në ‘Rap am Mittwoch’ në vitin 2014, një turne gjerman rap. Me synimin për të ndjekur një karrierë solo si reper, Capital Bra publikoi albumin e tij të parë në studio “Kuku Bra” në janar 2016 me sukses të vogël komercial në Gjermani. Pasueset “Makarov Complex” dhe “Blyat” u publikuan në shkurt dhe shtator 2017 dhe arritën kulmin në top 5 të Evropës gjermanishtfolëse. Albumi i tij i katërt në studio, “Berlin lebt” (2018), arriti kulmin në numrin një në Gjermani, Austri dhe Zvicër dhe pasuesi “Allein” (2018), debutoi në vendin e dytë në listat gjermane të albumeve.
Arbër Rama, apo siç njihet ndryshe me emrin e tij artistik EAZ, është një këngëtar i njohur i tregut muzikor. Ai ka lindur në Zvicër në 26 shtator 1993. Në moshën dhjetë vjeçare filloi të shkruante tekstet e tij të para. Eaz flet gjermanisht, gjermanishten zvicerane, shqip dhe anglisht. Pas shumë këngëve jo shumë të njohura, Eaz arriti suksesin e tij me këngën “Kei Zit”, të cilën e publikoi në bashkëpunim me Xen në vitin 2015. Me këtë këngë ata arritën në vendin e dytë në top listat zvicerane. EP-ja e tij e parë pasoi në të njëjtin vit, e cila arriti vendin e gjashtë në listat zyrtare zvicerane. Pas kësaj, Eaz vazhdoi të publikonte më shumë këngë. Ndër këngët e tij më të njohura dhe të suksesshme përmendim “Blaze”, “Alé”, “Dorë Për Dore”, “Nasty Girl”, “Controlla”, “Ti Je”, “Everything”, “Sa Mire Po Dokesh”, apo “Dirty Move”.
Solo, emri i vërtetë i të cilit është Serxhio Sufa, ka lindur më 17 Korrik 1999 në Tiranë dhe është me origjinë nga Kruja. Ai e filloi karrierën në vitin 2019 me bashkëpunimin me Finem në “Benzi”. Në po të njëjtin vit, ai vjen me projektin “Jeni T’lodh”, sërish me Finem. Një vit më pas ai sjell “Hajvana, “Elizabeta”, “Për Veti” dhe “Tritol”. Viti 2021 u pasua me projektet “KPT2” dhe “ZigZag”. Viti 2022 ishte mjaft i suksesshëm për Solo, ku ai solli “Ajo Ajo”, “Tipa”, “Amiri”, “Tona”, “Non Stop”. Kënga e tij me Lil Koli dhe Rvchet, “Mah Bebé”, e bëri atë akoma dhe më të suksesshëm dhe e njohu më gjerësisht me publikun pas hyrjes në Top Awards.
Emri i Rvchet ndoshta nuk është aq i njohur si këngëtar, por në fakt ai është një producent dhe autor këngësh mjaft i njohur. Ai ka qenë pas disa produksioneve të projekteve më të suksesshme e të artistëve më në zë. Rvchet vjen në mesin e artistëve të Top Awards me projektin “Mah Bebé”, që erdhi së bashku me Lil Koli dhe Solo. Teksti është shkruar në bashkëpunim nga Lil Koli, Rvchet dhe Solo, teksa për arranzhimin e këngës u kujdes Rvchet. Produksioni audio u realizua po ashtu nga vetë ai.