I ftuar në emisionin “Lancio” nëpërmjet një lidhje telefonike nga Londra ka qenë artisti dhe producenti i njohur RVCHET, i cili ndodhet edhe në klasifikimin e “The Top List” për bashkëpunimin e tij me Solo dhe Lil Koli që mban titullin “Mah Bebé”. Një këngë e cila ka arritur mbi 1 milion klikime në platformën YouTube. Rreth projekteve që priten së shpejti ai u shpreh:

Tani Lil Kolin do ta dëgjoni edhe më shumë sepse nëntë ose dhjetë këngë i kemi gati. Do të dalë edhe një super projekt tani me shtatë këngë që do ta bëj unë dhe Lil Koli. Solon e kemi shok të ngushtë, jemi si familje dhe punojmë të gjithë bashkë. Albumi që do të bëj me Lil Kolin do të ketë këngë shumë të forta dhe janë një stil ndryshe dhe po provojmë që të bëjmë një gjë të ndryshme, ritmin e muzikës shqiptare që ta bëjmë pak RnBsepse kanë ngelur të gjithë me tallava.

Ai ka shtuar më tej se:

Brandi RVCHET ka filluar që në vitin 2006, kam filluar të punoj me artistë si Skepta, Devlin, Stormzy këta të mëdhenjtë këtej. Emri RVCHET do të thotë shumë gjëra, një gjë që plas, një çmenduri që nuk dihet. Që kur kam qenë i vogël më thonin ti je i çmendur dhe tani me të vertetë u bëra i çmendur me muzikë.

Së fundmi RVCHET përveçse projekteve që ka sjellë për artistë të njohur të ‘rap’-it si producent ka ardhur edhe si këngëtar vetëm. Ai ka sjellë edhe një frymë komplet tjetër këtu, atë të rrymës së muzikës rap por në modelin ose më saktë në versionin britanik.

Unë besoj se kam qenë një nga producentët e parë që ka ardhur në Shqipëri që është shqiptar që ka bërë lidhjet angeleze edhe me europianët. Aty kam edhe vëllain tim Noizy-n sepse kemi punuar bashkë për shumë kohë dhe kemi bërë disa gjëra të bukura. Kemi ndryshuar sound-in e Shqipërisë e besoj unë dhe kemi thyer shumë rekorde. Ka pasur shumë këngë të bukura.

Sipas RVCHET cili është artisti shqiptar që i rri më së miri kjo lloj rryme muzike?

Finemi është për mua, flet muzikë realiteti. Unë dhe Finemi jemi takuar një vit më parë më duket dhe kemi bërë shumë këngë shumë shpejt dhe është shumë i talentuar.

A janë këta njerëzit e fortë në muzikë le të themi njësoj edhe në jetën reale?

Unë do them një gjë të fortë këtu, loja është fallco si thuhet, nuk mund të luash vërtetë tek një lojë fallco. Ka shumë njerëz që shikojnë interesin e vet dhe ka shumë njerëz që sajohen, flasin shumë kot. Ka edhe njerëz që flasin plot, të vërtetë. Me sa kam parë unë me këta artistë që kam punuar unë, jeta vetë që këta kanë parë janë realitet.

Kush janë artistë të vërtetë apo fallco?

Unë nuk jam për të thënë dikë apo për të gjykuar. Muzika shqiptare ka shumë muzikë plastike është si McDonalds që është i hapur 24 orë. Çdo njeri mund të shkojë tek McDonalds por një restorant që është në Londër i famshëm nuk mund të shkosh duhet të bësh rezervim.

Sipas RVCHET kush janë artistë që mund të cilësohen elitë sa i përket botës së muzikës këtu në vendin tonë jo në Londër?

Në Shqipëri, tani elitat për mua po e them troç është Noizy normal. ka bërë shumë zhurmë, Noizy, Finemi, Solo, BM.

Duke qenë se RVCHET ka punuar edhe me Emeli Sandé a është paguar mirë?

Emeli Sandé mua më ka paguar gati 250 mijë paund. Jam shumë i paguar në Angli. Unë lekët i kam bërë në Angli. Unë e bëj më shumë për art muzikën jo për lekë.

Ndër të tjera RVCHET ka shtuar gjithashtu se është duke folur me Erën dhe ka dëshirë gjithashtu që të bëjë super hite edhe me artiste si Dafina Zeqirin apo Dhurata Dorën.