Pas disa projekteve muzikore të publikuara benda këtij viti, si bashkëpunime apo këngë “solo”, Mozzik ka bashkuar fuqitë me një tjetër këngëtare për projektin e ri muzikor.

Artisti ka zgjedhur Arta Memedin, një këngëtare e re por tepër premtuese në tregun muzikor, për të sjellë këngën me titull “Kom dasht”.

Duke i qëndruar besnikë muzikës së Zzap n Chriss, kjo këngë tepër ritmike, ka rezultuar shumë e pëlqyer nga fansat e dy këngëtarëve.

Që në javën e parë të publikimit “Kom dasht” u bë pjesë e “The Top List” duke u pozicionuar në vendin e 39-të. Por duket se kjo javë ka ardhur akoma më suksesshëm për Mozzik dhe Arta, të cilët kanë mundur të ngjiten me 21 pozicione, duke u renditur në vendin e 18-të, një sukses ky mjaft i madh për “Kom dasht”.