Sardi Strugaj po bën një punë të palodhur teksa po përgatit njëri-pas tjetrit projekte tepër interesante, që ta rrëmbejnë vëmendjen e të fiksohen që me herën e parë kur i dëgjon. Para pak kohësh ai paralajmëroi se një nga këngët e tij të preferuara po bëhet gati dhe ne menjëherë na u shtua kurioziteti.

E mesa duket, një detaj e zbuluam. Thuhet se këngëtari po sjell një bashkëpunim me një emër jo pak të njohur në botën e muzikës. E kemi fjalën për Marsela Çibukajn.

Në fakt, ky detaj i shpëtoi vetë Sardit në një prej postimeve të fundit nga studioja muzikore, ku punonte për projektin e ri. “A flet ti me detin tonë?”- shkroi këngëtari, ndërsa att janë të shkruar emrat “Sardi, Marsela, Mandi”.