Vetëm tre javë më parë, Ronela Hajati publikoi projektin ”Si Yll” dhe deri më tani ka plot 4 milion klikime në platformën YouTube e duket se nuk ka të ndalur. Artistja ka qenë mjaft aktive me këngë të reja dhe madje është shprehur se së shpejti do të publikohen dhe shumë të tjera.
E padyshim gjithë këto projekte të reja që këngëtarja po publikon kërkojnë shumë energji dhe ajo ‘ankohet’ herë pas here te ndjekësit e saj e pak më parë teksa ka bërë të njëjtën gjë me anë të një Instastory duket se na ka zbuluar të gjitha planet e saj për verën.
Më shpjegoni pak si do mundem të xhiroj sot prapë, të mbaroj dy këngë të reja në studio, të shkoj në Kosovë për xhirime, të bëj dy koncerte dhe të bëhem gati për Amerikë deri të dielën?