Një nga bashkëpunimet e kësaj jave në ”The Top List”, ishte ai i Vedat Ademit dhe Klejti Mahmutaj. ”E dua” mban titullin projekti që solli rikthimin e Vedatit në klasifikim dhe shënoi hyrjen për herë të parë në Top Awards të Klejtit.

Klejti Mahmutaj ka lindur më 15 Shtator 1999. Ai e nisi pasionin e tij për muzikë në vitin 2010 teksa u shpall finalist i “Gjeniu i vogël 3”. Në nëntor 2010, Gerta Mahmutaj dhe Klejti Mahmutaj marrin pjesë në “Kënga Magjike 2010” me këngën “Në Ditar Një Dashuri” dhe fitojnë çmimin “Çesk Zadeja”.

Më datë 30 maj 2013, Maya Alickaj dhe Klejti Mahmutaj publikojnë videoklipin “Një Jetë Me Ty”. Muzika e këngës u punua nga Adrian Hila, teksti u shkrua nga Rozana Radi. Në shtator 2015, Gerta Mahmutaj dhe Klejti Mahmutaj marrin pjesë në “Kënga Magjike 2015” me këngën “Eja Tek Unë” dhe fitojnë çmimin “Best Balade”.

Në tetor 2017, Klejti Mahmutaj merr pjesë në “Kënga Magjike 2017” me këngën “Më Mbaj”. Neë shtator të vitit 2020, Klejti Mahmutaj publikon këngën “My Babe”. Në gusht të vitit 2022 Gerta Mahmutaj dhe Klejti Mahmutaj publikojnë këngën e tyre me titullin “DKD”.

Më datë 14 prill 2023, Vedat Ademi dhe Klejti Mahmutaj publikojnë videoklipin “E Dua”. Muzika e këngës u punua nga Endrit Shani, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Produksioni audio u realizua nga John Van Ride.