Muaji qershor i këtij viti është shndërruar në një nga periudhat më të pasura muzikore për artistët shqiptarë. Gjatë këtyre javëve, janë publikuar dhjetëra këngë të reja nga emra të njohur dhe artistë të rinj, duke sjellë një atmosferë të gjallë dhe festive për adhuruesit e muzikës.

Ky muaj është shquar për larmi zhanresh, nga baladat e ndjera, tek ritmet verore të pop-it dhe hip-hop-it. Artistët kanë zgjedhur këtë periudhë për të lançuar projekte të reja, duke përfituar nga klima pozitive dhe afërsia me sezonin e verës, kohë kur muzika dëgjohet më shumë në festa, plazhe dhe në rrjetet sociale.

Kjo prurje e madhe muzikore tregon edhe një herë gjallërinë e skenës shqiptare dhe dëshirën e artistëve për të qenë sa më pranë publikut në një muaj ku energjia dhe emocionet janë në kulm. Por qershori 2025 ka qenë tepër aktiv në skenën muzikore shqiptare, jo vetëm për këngë të reja, por edhe për publikime albumesh apo EP të reja.

Përmendim këtu, Elvana Gjatën me “Trilogji (Kapitulli I – GRADA)”. Albumi përmban këngë si “Grada”, “Lumja toka”, “Knojna”, “Shenjë”, e të tjera. Projekti shërben si Kapitulli I i një serie të quajtur “Trilogji”, duke lënë në pritje vazhdimin.

Po ashtu kemi dhe rikthimin e Armend Rexhepagiqit me “Dashni e Vjetër”. Si dhe Kejsi Tola, Luna Çausholli apo artistë të tjerë.