Të ftuar në emisionin “Wake Up” nëpërmjet ‘Skype’-it ishin Mira Konçi dhe Faton Macula për të folur në lidhje me bashkëpunimin e tyre më të ri me këngën “Era”. Cili prej tyre insistoi që kjo këngë të realizohet? Mira shprehet se:

Në fakt që në momentin e parë që e provuam këtë këngë për një aktivitet që po realizohej, kuptuam që kënga do të dilte shumë bukur dhe erdhi shumë natyrshëm. Me kalimin e ditëve menduam që do të ishte shumë bukur një videoklip që të ngelte dhe të linte gjurmë.

Ndërsa Fatoni tregon se:

Në të njëjtën kohë kemi vendosur, nuk kemi qenë të përgatitur sepse shumica e njerëzve e kanë konsumuar shumë këtë këngë dhe nuk kam pasur aq shumë dëshirë por, kur ja prezantova Mirës pamë që i shkonte shumë bukur kjo këngë. Kur jemi takuar për herë të parë, ka qenë një moment sikur ishim takur prej një kohe të gjatë.

Sa emocionuese ishte  kjo këngë për për Mira Konçin?

Në fakt dhe tani që po e dëgjoja më fut në një gjendje të jashtëzakonshme. E punuar me shumë kujdes dhe është qëndisur si nga ana orekstrale dhe nga unë me shumë shpirt. Në ditët e sotme është shumë vështirë të bësh një këngë që është konfirmuar. Nëse ke ambicie do dhe ti t’ia vesh vulën asaj gjëje dhe për mua është sfiduese. Nuk është aspak e konsumuar sepse mënyra si e kemi sjellë është shumë naive. Ne na prek shumë dhe shpirti ynë artistik dhe është shumë sensitive. Ka dalë diçka e ndjerë dhe shumë e veçantë. Po ta vini re, jemi dy protagonistë dhe mua më duket se të mbush shumë dhe pse ka dy instrumente le të themi, videoklipi është shumë i thjeshtë ka pak natyrë depresive, melankolike ka një dhimbje aty këtu përveç ndjenjës së bukur.

A kanë marrë ata ndonjë koment nga anëtarët e grupit “Gjurmët”? Faton Macula tha se:

Po, kënga është realizuar nga fundi i viteve ’80 fillimi i vitete ’90. Unë kam kontaktuar liderin e këngëtarëve të grupit “Gjurmët”, Migjen Kelmendin dhe përpara se ta realizonim kam dashur ta pyes dhe tha: “Absolutisht që po” dhe na ka uruar suksese të dyve. Ja kam dërguar videoklipin dhe i ka pëlqyer shumë. Vetëm prej Migjenit kemi marrë komente dhe i ka pëlqyer shumë.

Teksa e punonin a e kishte dyshja stresin se si do ta prisnin grupi “Gjurmët”? Mira rrëfen se:

Me thënë të drejtën, kaq bukur na erdhi kur nisëm ta punonim sa menduam që kënga ishte e askujt tjetër veç e jona. Gjatë rrugës aq e kemi dashur këtë bashkëpunim sa nuk kemi menduar se ishte e dikujt tjetër. Siç ju thashë ishte sfidë e madhe për mua.

Ndërsa Fatoni tregon se për të nuk ka qenë shumë sfiduese.

Kemi disa këngë që po i përpunojmë dhe të gjitha kanë dalë me nivel.

Mira vijon duke thënë se:

Ne kemi kryevepra botërore që luhen nga orkestra dinjitoze dhe çdo interpretim ka specifikën e vet. Në miniaturë është kjo kënga jonë që ka ardhur totalisht ndryshe me një emocion të veçantë. Po punojmë edhe për albumin, jemi në përfundim por ka detaje, zgjasin pak dhe do të dalë prap një gjë shumë e bukur por, më pas do të vijojë me një koncert. Kemi zgjedhur sallën këtu, kemi parë ambientin, kemi folur dhe për detajet. Kocerti do të jetë diku tek 15-20 janar sepse atëherë do të ketë mbaruar edhe albumi. T’i risjellim totalisht ndryshe por me shumë ndjenjë.

Fatoni jep më shumë detaje për albumin dhe tregon se:

4 këngë i kemi inçizuar por nuk do të bëjmë shumë këngë, maksimumi do të bëjmë 7,8 këngë. Jemi vetëm ne të dy dhe nuk do të ketë të tjerë që do të na bashkohen.

Ja se çfarë ka thënë vajza e Mira Konçit, Era, kur e ka dëgjuar këngën:

Unë e ndjej Erën tek ajo këngë. Është emri që thuhet aq shpesh. Vetëm për emrin Era kam thënë është një këngë që ka emrin e vajzës dhe është dhe ajo pak e përfshirë. E ka pëlqyer edhe ajo jashtë mase dhe është krenare dhe e lumtur.

“Era” e ka pozicionuar dyshen në vend të 77-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.