Një ndër emrat më të lakmuar të këtij edicioni të “Big Brother VIP” ka qenë ai i Luiz Ejllit, i cili ka patur një mbështetje mjaft të madhe nga publiku i gjerë, duke grumbulluar një numër të lartë të ndjekësve në platforma të ndryshme sociale. Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.
Luizi është kthyer në banorin më të komentuar si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë. Publiku është afeksionuar pas tij që nga forca e treguar, loja që ka zgjedhur të bëjë, debatet e shumta, notat e tij të humorit, e shumë e shumë motive të tjera.
Edhe pse kishte vite i shkëputur nga muzika, ai vendosi të krijojë një projekt, së bashku me producentin Elgit Doda, brenda mureve të shtëpisë. Luizi solli këngën ”Me ty” që tashmë është kthyer më një hit të padiskutueshëm.
Por mesa duket këngëtari nuk paska ndërmend ta lërë me kaq. Të ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” kanë qenë dy nga miqtë më të mirë të Luiz Ejllit, Jon Ndoja dhe Mario Deda. Ata kanë folur më shumë për lojën e mikut të tyre, por edhe lidhur me planet e tij pasi të dalë mga ”BBV”.
Ka thënë një javë para se të hynte që do ta shtynte sa më shumë që të rifitojë edhe njëherë popullaritetin dhe t’i kthehet muzikës. Por me këtë që i ka ndodhur aty brenda, ai mund të merret me shumë gjëra të tjera.
Pra Luizin do ta shohim shumë më aktiv në muzikë së shpejti. Jemi të sigurtë që fansat e tij janë gëzuar me këtë lajm.