Dhjetori i këtij viti ka qenë padyshim muaji më produktiv i gjithë 2021-shit. Pse e themi këtë? Epo, këtë javë kemi pasur plot 14 hyrje të reja, ndoshta më shumë se të gjitha hyrjet që ka pasur brenda një muaji në krahasim me çfarë ka ndodhur më parë.

Ndryshe nga sa mund të ishte menduar se zakonisht vera është periudha më e ngarkuar e vitit për sa i përket artistëve që janë më aktivë se kurrë duke sjellë projekte të reja, ky dhjetor na ka lënë me gojë hapur. E ndoshta kjo është pak të thuhet.

Kjo javë shënon padyshim javën me prurjet më të shumta në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në Top Awards. E mesa duket me afrimin e ditëve të fundit të 2021, artistët i kanë ‘dhënë gaz’ dhe kanë karikuar bateritë e tyre, duke bërë kështu që të fillojë një ‘luftë’ se kush do të kryesojë gjatë muajit të festave. Na mbetet ende të presim se çfarë kanë rezervuar ata për ne, por me shumë gjasa që ky rekord nuk mund të thyhet kaq lehtë.