I ftuar në emision “Lancio” në Top Albania Radio me anë të një lidhjeje telefonike ka qenë një artist mjaft special Kennz Rushiti, i cili aktualisht ndodhet jashtë kufijve shqiptarë. Muzika e tij është ajo që deporton jo vetëm tregun shqiptar, por ai ka bindje dhe vetëbesim do t’i tejkalojë këta kufijë. Me një karrierë tashmë 10 vjeçare, ai ka qenë gjithashtu pjesë e “The Top List” me anë të votave të publikut dhe mbështetjes së vazhdueshme. Ai është një artist që duket se zakonisht i këndon thyerjes së rregullave dhe rebelizmit të djemve, por së fundmi kemi parë prej tij disa materiale muzikor që i dedikohen dashurisë, dhimbjeve dhe lotëve. I pyetur për këtë zgjedhje të tij, Kennz është shprehur:
Lufta për të mos nxitur urrejtjen mes djemëve të rinj, që të mos i shtyejmë të bëjnë gjëra të këqija siç kemi bërë edhe ne kur kemi qenë të rinj, më ka bërë që ti këndoj dashurisë, ndjenjave të mira dhe gjërave që me të vërtetë ia vlejnë në këtë moment. Kjo është arsyeja pse unë jam larguar nga muzika e “hood”-it dhe ka qenë mendimi im që më mirë t’i këndoj dashurisë.
Kjo zgjedhje e tij ka bërë që të grumbullojë një shikueshmëri më të madhe kunddrejt projekteve që ka publikuar në fillim të karrierës së tij. Duke qenë se ai ka qenë pjesë e të dyjave fushave, artisti është pyetur nëse mund t’i dedikonte ndokujt një ‘diss’ ose dedikim pozitiv.
Nuk e shoh veten të krahasohem me ndonjë. Secili ka veçantinë e vet. Unë jam me mendimin që gjithmonë të bëj atë që di të bëj më së miri dhe nuk jam në garë. Në të kaluarën kam dedikuar, por tani nuk ia vlen të bëj më “diss”. Tani vetëm jam duke bërë dedikime ndaj një personi shpirti.
Kennz ka deklaruar se me këto dedikime ndihet i dashuruar, por nuk është në ndonjë lidhje. Për ta shpjeguar pak më thellë, ai ka thënë:
Një njeri mundet që gjithmonë të luftojë për gjërat që do, por ka raste që nuk i arrin gjithmonë. Nuk e kuptoj nëse është një dashuri platonike apo jo. Është e komplikuar.
Pak kohë më parë, ai ka krijuar një ‘freestyle’ dhe është shprehur se “reperat e mëdhenj unë i ha për iftar”. Nuk dihet nëse ka qenë e dedikuar për ndonjë person specifikisht, por ai ka thënë:
Nuk kam dëshirë të përmend emra specifikisht, por mundem të them që për aftësitë artistike rreth 50% e reperave nuk munden të krahasohen me mua. Ka shumë artistë të tjerë që e meritojnë, por ndoshta nuk e arrijnë dot ndoshta nga fati ose nga arsye të tjera. Prej këtyre arsyeve, ato e kanë më të vështirë për t’u futur në treg.
Artisti ka pranuar se do dëshironte të bashkëpunonte me këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri për të realizuar një projekt me vlera të larta muzikore. Ai është shprehur për vlerat e tij muzikore duke na thënë arsyet pse mendon kështu:
Një këngë që realizoj ka të bëjë komplet me jetën time. Nuk është se i kam shpikur. Për vitin 2023 do të ketë shumë bashkëpunime. Një ndër to do të jetë me Skerdin, ku po shkruhet akoma teksti. Kënga do të dalë shumë shpejt.