Pas një kohe disi të gjatë pritjeje, Kennz rikthehet sërish në “The Top List”. “Harrove” titullohet projekti i tij më i ri që ka hyrë këtë javë në listën e 100 këngëve më të mira moderne shqiptare.

Pas Llunit dhe Feros, Kennz ishte një tjetër rikthim i kësaj jave në Top Awards. Kishte kaluar pak kohë që kur artisti kishte publikuar një këngë të re që të votohej, por tanimë do të kemi mundësi të çmallemi me “Harrove”.

Ky projekt vjen në listë pas “Për ty”, kënga që e bëri atë më të njohur për publikun e Top Awards. “Harrove” premton gjithashtu mjaft sukses për artistin.

Një këngë plot emocion i shtohet listës së projekteve të shumta të Kennz. Mesa duket artisti goditi në shenjë me këtë zgjedhje.

Kënga e re e Kennz renditet momentalisht në vend të100-të të listës për këtë javë. Le të shohim se si do jetë në vazhdim ecuria e “Harrove”…