Të këndosh solo apo të bësh një bashkëpunim? Cila nga të dyja të jep më shumë sukses tek publiku? Nëse do i hedhim një sy se kush ka kryesuar më së shumti në “The Top List”, do të vërejmë se vera iu kushtua thuajse vetëm bashkëpunimeve.
Menduam se kjo do të ishte më tipike për sezonin e verës, duke qenë se artistët janë më të prirur për të bashkuar forcat me njëri-tjetrin për të sjellë hite. Por tashmë që verën e kemi lënë pas, edhe vjeshta dhe dimri kishin pak a shumë të njëjtën tendencë.
Nisur nga bashkëpunimet e fundit, të cilat kanë qenë mes artistëve goxha në zë të momentit dhe disa madje mes artistëve ‘veteranë’ të tregut, si Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj, ne kemi pyetur ndjekësit tanë në Instagram se mes cilëve këngëtarë do të donin një bashkëpunim. Përgjigjet ishin të shumta dhe ja se cilat ishin disa prej tyre…