Pavarësisht se në këngën e saj ajo nuk e përmend aspak fjalën “çifteli”, në fakt ky është titulli që Melinda ka zgjedhur për projektin e saj më të ri muzikor.
Melinda është një tjetër artiste që i është shtuar tregut muzikor shqiptar, zhanrit hip -hop, duke bërë kështu që konkurrenca mes repereve të bëhet tepër e fortë.
Tayna, Rina dhe Melina ndodhen në një “luftë”, të cilat përmes teksteve të këngëve të tyre shpesh thumbojnë njëra-tjetrën. Ende nuk ka një konfirmim nëse teksti i këngës “Çifteli” është një “diss” por një gjë është e sigurt, publiku shqiptar e ka pëlqyer dhe e ka futur menjëherë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Melinda, e cila la tregun amerikan për atë shqiptar, është shndërruar në një prej repereve më të dashura të publikut shqiptar dhe këtë e tregon fakti se që në javën e parë të publikimit, kënga e saj është futur në listë, duke zënë vendin e 76-të.
Në tekstin e këngës, Melinda shprehet se kush tha që atë mund të ndalin dhe në fakt nuk e kanë ndaluar pasi ajo ka ardhur akoma më e fuqishme në këtë projekt muzikor.