Ka kaluar vetëm gjysma e verës dhe projektet muzikore nga artistët kanë qenë të shumta. Padyshim që veçantia e këtij sezoni kanë qenë bashkëpunimet, pasi këngëtarët tanë kanë zgjedhur të bashkojnë forcat.

Dyshe që i prisnim dhe disa të tjera që as nuk i mendonim, kjo verë duket se ka nisur mbarë. E një surprizë e tillë na ka ardhur së fundmi dhe nga Melinda Ademi dhe Ledri Vula.

Dyshja kanë bashkuar forcat për të sjellë një tjetër hit të kësaj vere. “A m’ke dasht” titullohet bashkëpunimi i tyre që duhet thënë që nuk ka zhgënjyer aspak. Jo vetëm kaq, por projekti i tyre i ka renditur dy artistët shumë të pëlqyer menjëherë në Top 10, e më saktësisht në vend të 10-të të listës.