Këtë javë, skena muzikore shqiptare shënon një ndryshim interesant në klasifikimin e “The Top List”, ku Trina largohet nga renditja me këngën e saj debutuese “Me Ty”. Kënga, e cila qëndroi për disa javë në listë dhe mori vëmendje për vibe-in plot gjallëri, i liron tashmë vendin projektit më të ri të artistes.

Trina vjen fuqishëm me lançimin e këngës “Je Gjysma”, një projekt që që prej publikimit ka filluar të marrë vëmendje të madhe nga publiku dhe fansat. Me një stil më modern dhe një prodhim muzikor të kuruar, “Je Gjysma” shihet si një prej projekteve më premtuese.

Kënga vjen me ritme më të buta dhe emocionale se projekti debutues i Trinës. Publiku duket i gatshëm ta përqafojë këtë fazë të re të Trinës, ndërsa artistja po vijon të ndërtojë një identitet edhe më të fortë në tregun muzikor shqiptar. Tani mbetet për t’u parë nëse “Je Gjysma” do të depërtojë në klasifikimin e javës së ardhshme dhe sa lart do të ngjitet në “The Top List”.