Pavarësisht se kurrë nuk është bërë një analizë se kush prodhon muzikë më të bukur, meshkujt apo femrat, një gjë është e sigurt në tregun muzikor shqiptar ekzistojnë shumë artiste dhe artistë. Vihet re se kohët e fundit, të shumta kanë qënë bashkëpunimet muzikore që kanë arritur të renditen në vendin e parë, siç ka qenë projekti “Gajde” i Elvana Gjatës dhe Dhurata Dorës, “Clap Clap” i Elvanës, Gran Error dhe Antonia, apo dhe ai i kësaj jave mes Young Zerka, Dj Geek, Dafina Zeqirit dhe Mc Kresha – “Nafije”.

Nga një analizë e bërë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira të muzikës moderne shqiptare në Top Awards, u arrit në përfundimin se një përqindje më e lartë i takon meshkujve. Përkatësisht “The Top List” i kësaj jave ka 54 artistë meshkuj dhe 25 artiste femra.

Ky është në fakt viti i katërt rresht që meshkujt janë më të shumtë në numër në krahasim me femra për sa i përket listës së këngëve të “The Top List”. Edhe pse ky klasifikim mbizotërohet nga artistët meshkuj, një gjë është e sigurt, mes të gjithë këtyre artistëve ekziston një marrëdhënie shumë e mirë dhe të gjithë punojnë fort që të transmetojnë tek publiku shqiptar, më të mirën sa i përket muzikës.