Stresi rikthehet me anën e tij më romantike! Kënga e tij më e re e sjell atë me një frymë më të ndjerë, ndryshe nga sa e shohim shpesh.
Reperi ka publikuar projektin e tij më të ri që e solli në Ditën e të Dashuruarve, më 14 Shkurt. “T’kam inat” mban titullin kënga e tij e re, që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
Stresi në “T’kam inat” eksploron konfliktet dhe emocionet e përziera që shpesh lindin mes njerëzve. Në këtë projekt, reperi vjen me tone shumë të buta dhe melankolike.
Në fakt, kjo anë e tij na pëlqen kaq shumë dhe duket mjaft interesante kur shohim një ‘Bad Boy’ që tregohet kaq romantik. Por me kë e ka vallë Stresi me këtë këngë?!