Dy reperët më të njohur të tregut tonë muzikor, Mc Kresha dhe Lyrical Son, kanë bashkuar forcat sërish për të sjellë një album të ri, i cili titullohet “Muzikë me Qalldis”. Albumi i tyre përmban projekte mjaft të pëlqyera për publikun dhe bashkëpunime me emrat më të suksesshëm në industri.
Këtë javë, ata bëhen pjesë e klasifikimit të ”The Top List” me këngën e tyre “Jerëm”. Ky projekt e ka renditur dyshen në vend të 100-të të listës momentalisht.
Mc Kresha dhe Lyrical Son janë prej vitesh në krye të artistëve më të mirë të zhanrit hip-hop dhe tepër të pëlqyer nga ndjekësit. Suksesi është i garantuar në çdo publikim të tyre.
Po ashtu dhe ”Jerëm” nuk zhgënjeu aspak dashamirësit dhe fansat e dyshes. Një projekt mjaft interesant që me gjasa do të na surprizojë në javët në vazhdim edhe më shumë.