Një tjetër bashkëpunim vjen mes Mc Kresha dhe Lyrical Son, të cilët kanë lançuar një projekt të ri muzikor. Dyshja sollën me videoklip këngën që quhet “Shake it (Kanga e Drake)”.
Ky projekt ka marrë menjëherë pëlqimin e shumtë të publikut, të cilët me votat e tyre e kanë futur në klasifikimin e javës të “The Top List”. “Shake it” ka sjellë edhe elemente tradicionale ngërthyer me atë moderne.
Kjo vjen pas disa veprimeve të reperit Drake, i cili në një nga klipet e tij u shfaq me flamurin kuq e zi. Madje në “Polar Opposites” Drake përmend dhe Prishtinën në tekstin e tij.
Me hyrjen e “Shake it” në listë, ka dalë një tjetër projekt i tyre nga klasifikimi i javës, bashkëpunimi i tyre me Kidën, “Fluturu”. Ndërkohë bashkëpunimi i tyre i ri renditet në vend të shtatë momentalisht.