MatoLale ka publikuar këngën e tij më të re së fundmi. “I pavdekshëm” mban titullin projekti që e sjell atë në “The Top List”.
Në “I pavdekshëm”, MatoLale eksploron konceptin e pavdekësisë nëpërmjet një perspektive personale dhe artistike. Kënga trajton tema si lufta për sukses, përballja me sfidat e jetës dhe dëshira për të lënë një trashëgimi të qëndrueshme.
Vargjet e saj janë të mbushura me emocione dhe reflektime mbi jetën dhe vdekjen, duke krijuar një lidhje të thellë me dëgjuesin. Por dhe klipi po ashtu ka tërhequr mjaft vëmendje.
Goxha tërheqës dhe me skena të ndryshme, klipi ishte goxha i arrirë. Por duket se Mato ka bërë ‘xing’ me një tjetër videoklip shqiptar.
Vendi ku është xhiruar, modelja kryesore, orkestra që shoqëron, duken shumë të ngjashme me klipin “Shqip të dua” nga Marko dhe Toni Baka, dy djemtë e artistit Ylli Baka. Gjykojeni vetë…