MatoLale ka publikuar hitin e tij më të ri të titulluar “Dashni ilegale”. Kjo këngë e tij ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” nëpërmjet votave të publikut.
Mesa duket ‘dashuria’ është tema mbizotëruese e këngëve të krijuara së fundmi nga artistët. E këtij trendi nuk mund t’i shpëtonte as MatoLale.
Në fakt, jo më MatoLale… Kjo sepse ai ka vendosur si emër thjesht Mato, të paktën për këtë projekt.
Artisti si githmonë vjen me një stil mjaft të veçantë dhe karakteristik edhe tek kjo këngë e re. Madje tani që po e mendojmë, Mato ka sjellë projektin e dytë radhazi me një ‘vibe’ mjaft romantik.
“Dashni ilegale” pozicionohet këtë javë në vend të 99-të të listës. Le të shohim nëse në projektin e radhës Mato do të ‘marrë’ dhe Lalen me vete.