Pas një periudhe mjaft të gjatë pauze, Mariza Ikonomi rikthehet sërish në klasifikimin e “The Top List”. Kënga e saj më e fundit, “Të dua ty” e solli Marizën më fuqishëm se kurrë në listën e 100 këngëve më të mira shqiptare.

“Të dua ty” është kënga më romantike që mund të dëgjoni këtë periudhë. Kjo dhe për arsyen se ky projekt është dhe mjaft personal për Marizën, një dedikim shumë i sinqertë për të dashurin e saj të zemrës.

Mariza ka publikuar klipin e këngës “Të dua ty”, në një ambient me miq të ngushtë, kolegë këngëtarë, gazetarë etj. Pasi i falënderoi të gjithë për mbështetjen, Mariza, më në fund pranoi se “Të dua ty” është një këngë për të dashurin e saj. Kjo këngë e ka renditur atë në vend të 13-të të listës.